Huduti: Myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar, qeveritarët e përdorin fenë si vegël - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Huduti: Myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar, qeveritarët e përdorin fenë si vegël

    Insajderi
    31 March 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ikballe Huduti, studiuese e fesë në emisionin Rubikon ku po diskutohet tema për fenë dhe tolerancën në Kosovë, ka deklaruar se ka bërë një studim sipas së cilit ka nxjerrë disa përfundime sa i përket kësaj çështjeje, përcjell Insajderi.

    Huduti tha se në Kosovë ka tolerancë individuale, siç e quan ajo, por jo tolerancë të nivelit shtetëror.

    Sipas saj, myslimanët janë të diskriminuar në nivel shtetëror, pasi sipas saj shteti nuk i zgjidh disa probleme që mandej thotë se i përdor si vegla për momente të caktuara.

    “Unë e kam bërë një studim shpejt e shpejt, sa i përket tolerancës individuale jemi mirë, kur kemi familjar të fesë tjerët brenda familjes hiç se kemi problem, kjo ekziston është mirë. Ndërsa sa i përket nivelit shtetërorë atëherë këtu myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar. Janë të diskriminuar sa i përket tolerancës sepse kemi disa problematike që qeveritarët nuk duan t`i zgjedhin për arsye se gjithmonë e përdorin fenë si vegël për momentet e duhura kur janë problemet më të mëdhaja shtetërore. Po diskriminohemi se nuk na zgjidhen disa probleme ma elementare”, tha Huduti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark