×
  • Sport
  • Sport

    Huliganëve serbë u dështon plani për ndeshjen Rumani-Kosovë

    Insajderi
    15 November 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Huliganët serbë së bashku me ata rumunë kishin përgatitur skena të shëmtuara si gjithmonë para ndeshjes që Kosova e zhvillon në Ligën e Kombeve.

    Dardanët janë mysafir të rumunëve për duelin që fillon në ora 20:45 në kuadër të rrethit të pestë të garës së UEFA-s.

    Por, derisa huliganët serbë kishin udhëtuar për në Rumani që të tentojnë sërish të shfaqin transparente që i ka shkelur koha, u befasuan.

    Autoritetet rumune kanë arrestuar të gjithë tifozët serbë, duke mos lejuar që të shfaqin nacionalitetin e tyre të fabrikuar me shekuj.

    Ata kishin shkruar në fanellat e tyre: “Basarabia (pjesë e Moldavisë) është Rumani” dhe “Kosova është Serbi”.

    Huliganët serbë vazhdojnë të jetojnë me fabrikimet që u kanë shpikur liderët e tyre gjenocidal për shtetin e Kosovës, me disa prej tyre të dënuar nga Tribunali i Hagës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark