
Ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit në futboll, Hulk, deklaroi se “çdo ditë është një bekim i ri“ teksa shënoi përvjetorin e tij të pestë me mbesën e ish-gruas së tij.
Hulk ishte i martuar më parë me tezen e Camilës, Iran Angelo, i cili qëndroi 12 vite. Ata patën tre fëmijë së bashku midis viteve 2007 dhe 2019, të cilët janë familjarë të gruas së tij të re, sipas Daily Mail, përcjell Insajderi.
Hulk, i cili luan për Atletico Mineiro, u martua me Camila Angelo në janar të këtij viti.
“5 vjet pranë teje dhe mund ta falënderoj vetëm Zotin për historinë tonë. Çdo ditë është një bekim i ri, çdo moment një kujtim i ri”, deklaroi Hulk. /Insajderi.org/
Ish-gruaja e Hulk në të majtë dhe gruaja e tij aktuale në të djathtë