×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtimi i Insajderit- Arrestohet biznesmeni nga Suhareka

    Insajderi
    28 August 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me urdhër të prokurorit Petrit Kryeziu, Policia e Kosovës ka arrestuar biznesmeni Bujar Seferaj i cili është pronar i kompanisë “SEFERI-CO”. Ai po dyshohet se ka falsifikuar fatura për ndërtimin e disa rrugëve në Suharekës. Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për dallaveret me tenderin e 74 mije eurove mes kompanisë fituese e cila është në pronësi të biznesmenit të arrestuar dhe zyrtarëve komunal të cilën janë arrestuar ditë më parë.

    Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari (Bujar Seferaj) në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se si Komuna e Suharekës në prill të 2022’ës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 74 mijë eurove me kompaninë “SEFERI-CO” sh.p.k. për ndërtimin e rrugëve në fshatin Mushtisht.

    Ani pse pagesa u krye për operatorin ekonomik, rrugët janë ende të pashtruara edhe një vit e gjysmë pas.

    Për keqpërdorimet me këtë tender, Policia e Kosovës arrestoi të martën Enver Shabanin, drejtor i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashin, zyrtar në këtë komunë.

    Biznesmeni i arrestuar, Bujar Sefaj sipas njoftimit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Hulumtimet e Insajderit lidhur me rastin:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark