×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Hulumtimi i Insajderit: “Biznesmeni” misterioz që dyshohet për zhvatjen e mbi 100 mijë eurove të Telekomit

    Insajderi
    10 March 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi me emrin Rinor Konjusha, që Telekomi e bëri biznesmen ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës. Të mërkurën ai është shpallur në kërkim nga policia, si dyshuar për përfitimin e 100 mijë euro në mënyrë të jashtëligjshme nga Tekelomi i Kosovës.

    Gazeta Insajderi, zbulon planin që “biznesmeni”, kishte përgatitur për t’i kapur Telekomit 210 mijë euro për dy vite, për një kontratë përmbajtja e të cilës nuk është bërë e ditur. Por, Konjusha arriti t’i marr vetëm gjysmën e tyre nga ndërmarrja publike.

    Telekomi i Kosovës, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se kontrata është nënshkruar në muajin tetor të vitit 2018. Kjo kontratë siç mëson gazeta nuk ka shkuar përmes procesit të tenderimit. Departamenti për Krime Ekonomike në Policinë e Kosovës, e ka cilësuar si kontratë që u dha në rrugë ilegale.

    Vlera e përgjithshme e kontratës misterioze ka qenë 212 mijë e 400 Euro për dy vite, ndërsa të arratisurit i është paguar shuma prej 106 mijë e 400 Euro.

    Kush është Rinor Konjusha, i arratisuri nga policia?

    I dyshuari Rinor Konjusha, si një “biznesmen” nuk figuron në asnjë rrjet social dhe nuk dihet asgjë për të.

    Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, emri i tij figuron si pronar i kompanisë së marketingut “Smart Marketing”, biznes ky i regjistruar në muajin Shtator të vitin 2018. Vetëm një muaj para se të fitonte paratë nga Telekomi.

    Kompania “Smart Marketing”, përmes së cilës i dyshuari ka përfituar shumën 100 mijë euro nuk figuron si biznes aktiv. Në ARBK, ka të regjistruar vetëm një punëtor.  

    Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktoj edhe përmes numrit të telefonit që është shënuar tek të dhënat, por nuk ka qenë i qasshëm “Ky numër nuk ekziston”.

    Për përfitimin e këtyre mijëra eurove Rinor Konjushit, i janë dashur disa bashkëpunëtorë brenda Telekomit.

    Policia e Kosovës, të mërkurën ka arritur t’i arrestoj katër persona si të dyshuar për “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, që lidhen pikërisht me këtë kontratë.

    Gazeta Insajderi, nga burimet brenda prokurorisë mëson se katër të arrestuarit iu është lëshuar kërkesa për vazhdim të paraburgimit.

    Insajderi ka raportuar dje ekskluzivisht emrat e personave të arrestuar , të cilët janë Kushtrim Jakupi, Mimoza Pireva, Shkurte Shabani dhe Fatime Jashanica.

    Kush janë katër zyrtarët e arrestuar të Telekomit?

    Fatmire Jashanica e cila është punësuar në Telekom në vitin 2003, aktualisht ka pozitën e zyrtares për Monitorim – Departamenti i Marketingut.

    Mimoza Pireva e cila aktualisht punon si zyrtare për Marketing Mix – Departamenti i Marketingut është punësuar në Telekomin e Kosovës në vitin 2005.

    Kushtrim Jakupi është punësuar në Telekom në vitin 2010 dhe aktualisht ka pozitën si zyrtar i ri monitorues – Departamenti i Marketingut

    Dhe personi i katërt i arrestuar është Shkurta Shabani e cila punon si Zyrtare për Shitje – Departamenti i Shitjes që nga viti 2015.

    Çfarë thotë Telekomi i Kosovës lidhur me këto arrestime të zyrtaëve te saj?

    Lidhur me këto zhvillime brenda Telekomit, Fadil Fadil Lepaja, UD Drejtor për Relacione me Publikun ka thënë se Telekomi i Kosovës nuk e ka inicuar këtë hetim, ndërsa për arrestimet është mësuar pasi që kanë ndodhur ato.

    “Menaxhmenti aktual i TK është i përkushtuar që të vendosë ligjshmërinë në të gjitha proceset në kompani dhe të denoncojë të gjitha rastet e evidencuara dhe të dokumentuara të keqpërdorimeve, duke bërë apel që drejtësia të merret urgjentisht me to!”, ka thënë ai në një përgjigje për Insajderin.

    Policia e Kosovës të martën tha se katër personat janë arrestuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim në Prokurim”

    Zëdhënësi për media, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018.

    “Të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale (R. K.) pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000.00 (Njëqind mijë euro). I dyshuari i lartcekur (R. K.) pronari i kompanisë i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor”, tha ai./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark