×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Hulumtimi i Insajderit- Historiku se si çoi deri tek arrestimi i adminit të grupit famëkeq “Albkings”

    Insajderi
    18 April 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edin Nevzati, i cili është njëri nga administratorët e grupit famëkeq “Albkings”, përfundoi prapa grilave. Ai dyshohet se bashkë me shokët e tij publikonin fotografi eksplicite të grave, publikonin të dhëna personale pa pëlqimin e tyre, sikurse janë numrat e telefonit, vendbanimi e llogaritë nëpër rrjetet sociale. Aty vendoseshin edhe çmime të ndryshme për shërbime seksuale. Veprimi i Policisë së Kosovës erdhi tre muaj pas raportimit ekskluziv të Insajderit për ekzistencën e këtij grupi. Pas raportimit, Insajderi u bë cak i një sulmi denigrues nga ky grup prej gati një qind mijë personash për disa ditë me radhë, teksa pati edhe kanosje në numrin telefonues zyrtar të redaksisë dhe thirrje të vazhdueshme. Insajderi ju sjell historikun e krejt kësaj ngjarjeje:

    Gazeta Insajderi publikoi një artikull me titullin “E tmerrshme | Mbi 80 mijë burra bëhen bashkë në një grup në Telegram për të shpërndarë material diskreditues për gratë”. Priti tri javë për një përgjigje të Policisë së Kosovës lidhur me grupin “Albkings”, mirëpo nuk mori përgjigje, ashtu siç u cek edhe në artikull.

    Në atë artikull, grupi “Albkings” përshkruhet si aktiv që nga janari i 2023-ës. Numëronte afro 84 mijë anëtarë. Mesazhet brenda 24 orëve të shpeshta, qindra-mijëra. Pjesëmarrësit e këtij grupi edhe shtantazhojnë.

    Asnjëri prej tyre nuk është me emrin e vërtetë, shumica përdorin pseudonime apo “nicknames”.

    Fillimisht publikohet një fotografi e një gruaje apo vajze, të tjerët me radhe pastaj shkruajnë komente prej më të ndryshmeve. Pas fotos, iu publikohen të dhënat si emri e mbiemri, numri kontaktues, llogaria në Facebook apo Instagram, tutje edhe i vendosin çmimin “200-500 euro për një natë”, ndërkohë një tjetër shkruan “kjo është kur*ë, ta jep pa pare”, “m’doket so e Kosovës hiç” – e të tilla komente, me qëllimin e vetëm denigrimin/prishjen e reputacionit të këtyre grave/vajzave.

    Pas publikimit të këtij artikulli që përshkruante natyrën denigruese të grupit, Insajderi u bë cak i një sulmi nga administratorët e grupit. Njëri nga adminët kontaktoi në numrin zyrtar Insajderin, duke kërcënuar për sulm me bomba në rast të mos-largimit të artikullit.

    Biseda me personin që prezantohej si admin i grupit “Albkings”:

    Më pas, në këtë grup është shpërndarë numri i redaksisë së Gazetës Insajderi, i prezantuar si numri i një gruaje viktimë. Pas kësaj, mediumi nuk mund ta zhvillonte aktivitetin ditor si duhet për shkak të presionit të më shumë se qindra thirrjeve në ditë, qoftë përmes rrjeteve sociale apo thirrjeve direkte.

    Pas këtyre veprimeve dhe tentimeve të njëpasnjëshme për denigrim të figurës së imazhit të Insajderit dhe stafit medial përmes publikimit të fotografive në atë grup, mediumi ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.

    Insajderi ofroi bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke iu dërguar në vazhdimësi informacione relevante që do të çonin deri tek burgimi i tre personave që dyshohet se kanë denigruar imazhin e grupit.

    Njëri nga të arrestuarit e grupit “Albkings” është Lindgzim Bislimaj, i cili u arrestua nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

    Sipas kërkesës për paraburgim ndaj tij, Bislimaj dyshohet se ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk do kryente veprimet sipas dëshirës së tij, ai do t’ia publikonte fotografitë nudo.

    Pasi e njëjta nuk i është bindur kërkesave të tij, i dyshuari ia ka postuar fotografitë në rrjetin social Telegram, konkretisht në grupin me emër “AlbKings”.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht sot se administratori i grupit “Albkings” është Edin Nevzati. Burime te Insajderint bënë me dije se ai i ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.

    Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

    Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj “Freekiller”-it të ‘AlbKings’.

    Gazeta Insajderi falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe profesionalizmin për trajtimin e këtij rasti!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark