Associated Press ka fituar çmimin “Pulitzer” për shërbimin publik, në një ceremoni modeste të mbajtur të hënën në mbrëmje. AP mori çmimin më të njohur në gazetari për një seri shkrimesh hulumtuese që kanë ekspozuar skllavërinë dhe abuzimin me ta në tregun e peshkimit në Juglindje të Azisë, duke publikuar mbi 2 mijë tregime skllavërie që hapën debat të jashtëzakonshëm edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vit pasi revistat u pranuan në këtë garë prestigjioze të gazetarisë, “The New Yorker” mori dy çmime: kritikja e televizionit Emily Nussbaum në këtë revistë u nderua me çmim për debatin “Televizioni dhe Politika” gjithashtu edhe rrëfimi “The Really Big One” e shkruar nga Kathryn Schulz, e që ka të bëjë me mundësinë e një tërmeti të madh në Pacifik, raporton Insajderi.
Gazeta amerikane “The New York Times” fitoi çmimin për raportim ndërkombëtarë, për storien e Alissa J. Rubin që ka të bëjë me abuzimin e femrave në Afganistan.
Ndërsa fotografitë e publikuara në “The Times” që shpërfaqin eksodin e emigrantëve në Evropë morën çmimin për fotografinë më të mirë gazetareske, raporton Insajderi.
U nderua edhe shfaqja muzikore “Hamilton” e para në zhanrin hip-hop duke fituar çmimin për dramën më të mirë./Insajderi.com