Hulumtimi për vëllanë e kryeministrit merr jehonë ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtimi për vëllanë e kryeministrit merr jehonë ndërkombëtare

    Insajderi
    20 March 2016 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Media të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare kanë raportuar disa orë pas publikimit të hulumtimit të Insajderi.com për vëllanë e kryeministrit Isa Mustafa.

    BBC ka raportuar duke shkruar se  kryeministri Isa Mustafa e ka sqaruar këtë ikje nga Kosova pasi e ka pasur nevojë për shërim jashtë vendit.

    Edhe francezja Le Monde ka raportuar për hulumtimin e Insajderit duke e lidhur me krizën e refugjatëve nga Ballkani me fokus refugjatët nga Kosova që sipas kësaj gazete janë diku më shumë se 70 mijë të tillë.

    Për këtë hulumtim kanë shkruar edhe media të tjera të rëndësishme sikurse “Eurobusiness”, “Global Post” dhe “Brief Report”.

    Gjatë ditës, Insajderi ka publikuar hulumtimin ku tregohet sesi Njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian: Francë dhe Gjermani. Të dyja shtetet ia kanë refuzuar kërkesën . Ragip Mustafa kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore. Kërkonte të operohej në zemër.  Ai kishte kërkuar azil në kohën kur kryeministri Isa Mustafa kishte vizituar Gjermaninë. Atë kohë kryeministri nuk kishte shprehur ndjeshmëri për valën e migrimit. Kishte thënë se ata që po largohen kanë iPhone, para e rroga të mira.

    Më vonë kishte reaguar Mustafa duke thënë se përpos vëllait të tij, azil kanë kërkuar edhe nipërit e mbesat e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark