Hulumtimi i varrezave masive shqiptare në Batajnicë, triumfon në Beograd - Insajderi
×
Kulturë

Hulumtimi i varrezave masive shqiptare në Batajnicë, triumfon në Beograd

Insajderi
03 April 2017 - 09:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dokumentari “Dubina dva” i regjisorit serb Ognjen Glavoniq është shpërblyer mbrëmë në edicionin e radhës të festivalit të filmit Martovski në Beograd.

Festivali në përfundimin e tij i dha çmimin për dokumentarin më të mirë regjisorit që ka hulumtuar më shumë varrezat masive në periferi të Beogradit, ku një pjesë e mirë e shqiptarëve janë masakruar dhe më pas janë zhdukur, disa për tu gjetur më pas e disa të tjerë kurrë, shkruan KultPlus.

Regjisorët Zoran Tairoviq dhe Vladimir Milovanoviq po ashtu janë ndarë me çmime nga ky festival. “Dubina Dva” është shfaqur pothuajse në qytetet ish jugosllave në të cilat ka ndodhur luftë dhe viktimat e të cilave mund të jenë në këto varreza masive, përfshirë Prishtinën dhe Sarajevën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark