“Human Rights Watch” përmend kërcënimin e kryeministrit ndaj medieve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Human Rights Watch” përmend kërcënimin e kryeministrit ndaj medieve

    Insajderi
    30 November 2016 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur në mars të këtij vitit, gazetari Vehbi Kajtazi kishte shkruar për vëllanë e kryeministrit Isa Mustafa që ishte detyruar të kërkonte azil për shërim jashtë vendit, vet kryeministri e kishte marrë në telefon duke i thënë se do “ta paguante rëndë”.

    Një rast i tillë, përkundër mohimeve të kryeministrit se kishte kërcënuar, është vënë në fokus të raportit të “Human Rights Watch” për të treguar shkallën e lartë të cenimit të lirisë së medieve në Kosovë, gjatë vitit 2016.

    Sipas këtij raporti gazetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor përballen me një ambient armiqësor që pengon aftësinë e tyre për të bërë raportim kritik, thuhet në një raport të “Human Rights Watch”, i publikuar sot.

    Raporti ka vënë në pah 14 raste të dhunës dhe kërcënimeve kundër gazetarëve në vitin 2015 dhe tetë raste në gjysmën e parë të vitit 2016.

    Rasti i fundit eklatant që ky raport e vë në fokus për të treguar kërcënimet që marrin gazetarët në Kosovë, është rasti i gazetarit Leonard Kerquki, i cili ka marrë edhe kërcënime me vdekjes pas transmetimit të dokumentarit për krimet e luftës të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.

    Më shumë se një vit pasi Human Rights Watch dokumentoi pengesat e medieve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, HRW ka konstatuar se institucionet e këtyre vendeve kanë dështuar të marrin hapa dhe veprime konkrete për të trajtuar lirinë e medieve.

    Madje Human Rights Watch i bënë thirrje Bashkimit Evropian që t’ia bëjë të qartë Qeverive të këtyre vendeve që “nuk mund të ketë anëtarësim në BE pa pasur një liri të plotë dhe të paprekshme të medieve dhe gazetarëve”.

    Raporti përmend edhe rastin e 22 gushtit, kur një granatë dore shpërtheu në oborrin e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala dhe hedhjen e një granate tjetër në oborrin e transmetuesit publik.

    HRW përmend edhe faktin se sulmin ndaj RTK-së e kishte marrë përsipër grupi “Rugovasit” dhe se Qeveria e kishte quajtur këtë akt kundër lirisë së medieve. /Insajderi.com

    Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani

    Kryeministri fyen rëndë gazetarin Kajtazi: Qen bir qeni, ke me pagu shtrenjtë këtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark