Armend Bytyqi djali i pronarit të Restuarant Troftës në Istog, ka humbur jetën pas një aksidenti me veturë.
Raportohet se Bytyqi është aksidentuar të premten në orët e vona në një rrugë në dajle të Prishtinës.
Ngushëllime të shumta kanë marrë familja Bytyqi nëpërmjet rrjeteve sociale.
Zëvendësministrja Punës dhe Mirëqenies Sociale Rita Hajzeri ka shkruar në Facebook se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin përvdekjen e vendasit të saj
“Ngushëllime familjes Bytyqi dhe gjithë Istogasve të mij që humbën një djalë të urtë e të suksesshēm e mbi të gjitha një model i një të riu të virtytshëm në mesin tonë, Zoti i dhëntë fuqi e gajret familjes së ngushtë ,U Prefsh në paqe Armend!”, ka shkruar Hajzeri.