Humb jetën një burrë 55-vjeçar në Skenderaj pasi u rrokullis me traktor në pyll - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën një burrë 55-vjeçar në Skenderaj pasi u rrokullis me traktor në pyll

    Insajderi
    12 June 2025 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kotorr të Skenderajt, ku një burrë rreth 55 vjeç ka humbur jetën pasi u rrokullis me traktor derisa ishte duke punuar në pyll.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se rasti është raportuar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

    “Sot me datën 12.06.2025, rreth orës 19:00, është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore, derisa kishte qenë duke punuar në pyll, është rrokullisur me traktor. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtejme ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark