Humb jetën një gazetar francez në Mosul – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Humb jetën një gazetar francez në Mosul

    Insajderi
    20 June 2017 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Humb jetën gazetari francez, Stephane Villeneuve , i cili ishte plagosur pas shkeljes së minës në pjesën perëndimore të qendrës së qytetit të Mosulit në Irak.

    Sipas informacioneve të marra nga Ambasada e Francës në Erbil, gazetari francez Villeneuve ishte plagosur pas shpërthimit të minës, kur ai ishte duke ndjekur përleshjet mes organizatës terroriste DEASH dhe ushtrisë së Irakut në rajonin “Qyteti i Vjetër”, në pjesën perëndimore të Mosulit. Ai ka humbur jetën në spitalin ku ishte duke u trajtuar.

    Ndërkaq, njoftohet se dy gazetarët e tjerë francezë, të cilët po ashtu janë plagosur, do të dërgohen në Francë me aeroplan ambulance, raporton AA.

    Ndërkaq, dje edhe gazetari nga Iraku, Bahtijar Haddad kishte humbur jetën si pasojë e shpërthimit të minës, përderisa ishte duke i ndjekur përleshjet në Mosul, kurse 3 gazetarët francezë në mesin e të cilëve ndodhej edhe Villeneuve ishin plagosur.

    Që nga 17 tetori i vitit 2016, kur filloi operacioni i çlirimit të Mosulit nga DEASH-i e deri më tani si pasojë e përleshjeve dhe të shpërthimit të minave humbën jetën ose u plagosën një numër i madh i gazetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark