Një i mitur është gjetur sot pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në Vaganicë të Mitrovicës.
Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë.
“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në ujë një i mitur. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë ai për Insajderin