Zjarri përfshiu shtëpinë e tij, humb jetën një person në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri përfshiu shtëpinë e tij, humb jetën një person në Gjakovë

    Insajderi
    08 February 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën sot në Gjakovë pasi zjarri përfshiu një shtëpi.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, tha se se rasti ka ndodhur rreth orës 03:30.

    “Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli”, tha ai.

    Tutje, ai shtoi se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark