Humb jetën prezantuesja dhe shkrimtarja e njohur - Insajderi
×
Kulturë

Humb jetën prezantuesja dhe shkrimtarja e njohur

Insajderi
07 March 2019 - 11:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prezantuesja e njohur, Magenta Devine, e njohur për paraqitjet e saj në Rrjetin 4 dhe Rough Guide të BBC-së, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Sipas familjes së saj, 61-vjeçarja ishte duke u trajtuar në një spital në Londër. E njohur për syze dielli dhe veshje elegante, Devine – emri i vërtetë Kim Taylor – lindi në Hemel Hempstead në vitin 1957.

BBC shkruan se në një deklaratë, familja e saj e kujtoi atë si “një shkrimtare të talentuar dhe me plot stil në ekran, e cila u admirua shumë nga miq e kolegë për kreativitetin dhe domethënien e saj”.

Street-Porter gjithashtu, e falenderoi Devine në Twitter, duke e përshkruar atë si “një prezantuese të shkëlqyer”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark