Një 64-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në plazhin e Porto Romanos në Durrës.
Shtetasi me iniciale B.H. ndërroi jetë sapo hyri në det. Paraprakisht, dyshohet se shkak u bë një arrest kardiak, ndërkohë që grupi hetimor pritet të bëjë sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Dhjetëra turistë vendas dhe të huaj kanë humbur jetën këtë sezon veror në plazhet e vendin tonë. Arresti kardiak ka qenë një ndër shkaqet që ka marrë jetën e qytetarëve, kryesisht atyre në moshë të thyer.