Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka thënë se po kërkohet turisti me shtetësi australiane, Cameron Twiss, i cili rezulton i humbur. Herën e fundit ai është parë duke ecur në shtegun Valbonë- Theth, te kryqëzimi i shtegut në Lugun e Valit.
“Kërkohet turisti me shtetësi Australiane, Cameron Twiss i lindur në 30.10.1996, cili rezulton i humbur. Hera e fundit që është parë Cameron Twiss ka qenë në datën 13.10.2024, rreth orës 8:00 të mengjesit duke ecur shtegun Valbonë – Theth, tek kryqëzimi i shtegut në Lugun e Valit.”
SHKSHMK ka thënë se plani i Cameron ishte ecja Valbonë- Theth e më pas të kthehet në Shkodër.
“Në informatat që posedojmë, plani i Cameron ka qenë ecja Valbonë – Theth, kthimi në Shkodër, ku ka qendruar në një hostel. Dokumentet udhëtimit dhe gjesendje tjera të tij gjenden në hostel. Postimi për humbjen e tij është nisur dhe lejuar nga familjarët.”
Kushdo që ka informacione të lajmërojë Policinë e Shtetit.
“Autoritetet përgjegjëse po hetojnë rastin, ndërkohë Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës dhe Shërbimi i Kërkim Shpëtim Malor i Shqipërisë janë duke analizuar situaten dhe janë në pritje të dhënave konkrete për fillimin e një operaconi të kërkim-shpëtimit. Për çdo lloj informate, mos hezitoni të kontaktoni Policinë e Shtetit. +383 49 840 228 ShKShMK; +355 69 659 2713 ShKShMSh”.