Humb Prishtinën e Prizrenin-A do të zhduket sërish Albin Kurti? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Humb Prishtinën e Prizrenin-A do të zhduket sërish Albin Kurti?

    Insajderi
    14 November 2021 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lëvizja Vetëvendosje humbi qendrat e mëdha në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, duke shënuar një rezultat tejet të hidhur.

    Në konferencë për shtyp doli edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, i cili ia uroj fitoren kundërkandidatit nga radhët e LDK-së, Përparim Ramës.

    Pas rezultateve të raundit të parë, kryeministri Kurti kishte refuzuar të dal para mediave, duke dërguar deputeten Fitore Pacolli në vend të tij.

    Kjo lëvizje taktike e liderit të VV-së duket se do të përsëritet edhe njëherë me Kurtin që nuk duket gjëkundi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark