“Humba shikimin për një moment”, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Humba shikimin për një moment”, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Shqipëri

    Insajderi
    21 August 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa u vizitua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së, ushtari tha se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

    “Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

    Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

    Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

    Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti./euronews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark