Humbi jetën nga atentati me tritol, zbulohet e shkuara e errët e Aleksandër Sadikajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbi jetën nga atentati me tritol, zbulohet e shkuara e errët e Aleksandër Sadikajt

    Insajderi
    11 June 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja dalin në dritë nga atentati me lëndë plasëse që i mori jetën mesditën e kësaj të shtune 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Mësohet se i riu ka qenë i proceduar më herët për një tentativë për vrasje, me origjinë nga qyteti i Beratit. Pista e hakmarrjes, mbetet deri tani shkaku kryesor i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur sot në kryeqytet.

    Mjeti që drejtonte Sadikaj, ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të Elbasanit, në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, e më pas flakët në makinë.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Në vendin e ngjarjes ka mbërritur po ashtu dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Paganika, i cili i është bashkuar grupit hetimor që po mbledh provat.

    Fillimisht Sadikaj u pa i gjymtuar në rrugë, por si pasojë e plagëve të marra, ai humbi jetën disa minuta më vonë.

    Burime bëjnë me dije se Sadikaj udhëtonte i vetëm në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila dyshohet se është komanduar me telekomandë. Autorët e kanë vendosur në makinën e Sadikajt, dhe më pas kanë kryer shpërthimin e saj, në një nga zonat me trafikun më të dendur në kryeqytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark