Një 33-vjeçar është dërguar në spital, pasi është rrëzuar nga mjeti Jet Ski me të cilin po lundronte në det në Dhërmi.
33 vjeçari duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.