Policia e Kosovës ka njoftuar se se mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Transiti i Ri” në Rahovec, ku si pasojë ka vdekur një person.
Sipas raportit 24-orësh i dyshuari përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.
Ai ka marrë lëndime si pasojë e aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”