
Pas humbjes së papritur në “Oscars”, Demi Moore ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Instagram, ku ka uruar fituesen e çmimit për aktoren më të mirë, Mikey Madison.
Pavarësisht çdo zhgënjimi, Demi Moore e mbajti gjakftohtësinë dhe postoi një video të përgatitjeve të saj për mbrëmjen magjepsëse, duke i përshkruar muajt e fundit si ”udhëtimi i jetës“.
“Ndërsa ky sezon i çmimeve po përfundon, ndjej një mirënjohje të pamasë për këtë rrugëtim. Ka qenë udhëtimi i jetës dhe ne sapo kemi filluar! Ndihem shumë mirënjohëse për ekipin tim, bashkëkandidatët e mi dhe të gjithë ata që i dhanë kësaj përvoje kaq gëzim dhe dritë”, shkruan aktorja.
Demi Moore përmendi gjithashtu regjisoren e “The Substance”, Coralie Farge dhe yllin e saj Margaret Qualley, teksa u shpreh se ishte një “nder” të punoja me ta.