Rreth 240 emigrantë besohet se janë fundosur gjatë tentimit për të zbarkuar në Itali. Agjencia e refugjatëve të OKB-se është njoftuar për fundosjen e dy anijeve nga të mbijetuarit të cilët arritën të mbërrijnë në Itali nga Libia.
Deri më tani asnjë trup nuk është gjetur, njofton BBC.
Vetëm gjatë këtij vitit, mbi 4200 emigrantë kanë vdekur duke bërë këtë udhëtim të rrezikshëm./Insajderi.com