Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka vlerësuar se kryeministri Kurti është një kopje e liderëve të kaluar.
Ai përmendi se Kurti kopjon ish presidentin Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçin.
Humolli këtë kopje e cilëson si të keqe.
“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli në Klankosova.tv.
Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare, teksa tha se interes për këtë goditje ka vetëm shteti serb.
“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mosrespekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruiar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, tha Humolli.