“Humori Hallall” - Komediani që bënë të qesh hoxhallarët shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Humori Hallall” – Komediani që bënë të qesh hoxhallarët shqiptar

    Insajderi
    14 July 2016 - 00:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Statistikat e fundit tregojnë se 35% e shqiptarëve jetojnë në depresion, 35% në stres, dhe 35% në Zvicër apo Gjermani m’doket jetojnë…. edhe e kam pa të arsyeshme që të dal me bo humor…”.

    Kështu e ka nisur serinë e tregimeve humoristike, Hazbi Ahmeti, një prej komedianëve më të njohur tek komuniteti mysliman në Maqedoni, në promovimin e librave të hoxhës Shefqet Krasniqit, i njohur për qëndrimet e tij kontroverse bazuar në islam.

    Me emrin skenik Hazbi Therra, ai  është i vetmi humorist që ftohet në organizime të hoxhallarëve, raporton Insajderi.

    Madje Hazbi Therra nuk mungon gati në asnjë prej organizimeve të hoxhallarëve në Kosovë dhe Maqedoni, raporton Insajderi.

    “Po i nguci hoxhallarët sepse xhemati kënaqet kur i nguci hoxhallarët, edhe pse hoxhallarët nuk meritojnë me i ngucë, meritojnë veç lëvdata dhe komplimente”, thotë ai në një video para se të tregojë një barsoletë për hoxhën që i thotë dikujt “mos me ngu gruan”.

    Humoristi gjithashtu është edhe një prej figurave publike që bashkë me reperin Gold AG janë përkrahës të mëdhenj të hoxhallarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark