Hungaria dhe Polonia reagojnë ndaj komenteve të Bill Clintonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hungaria dhe Polonia reagojnë ndaj komenteve të Bill Clintonit

    Insajderi
    17 May 2016 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komentet e Bill Clintoni lidhur me Hungarinë dhe Poloninë, duke cilësuar se ato duan “diktaturë autoritative” janë ofenduese, të papranueshme dhe të padrejta, kanë thënë sot zyrtarë nga të dyja vendet e Evropës Perëndimore, raporton agjencia e lajmeve AP.

    Duke folur javën e kaluar në përkrahje të fushatës zgjedhore të gruas së tij, Hillary Clinton, gjatë një tubimi në Nju Xhërsi të SHBA-ve, Bill Clinton tha se po të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Polonia dhe Hungaria “nuk do të ishin të lira.”

    Të dyja vendet tani “kanë vendosur se kjo demokraci është shumë problematike”, ka thënë Clinton, duke shtuar se ato duan një udhëheqësi sikurse ajo e Putinit (presidentit rus).

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar edhe më herët nga Clintonët se po kërkon autoritarizëm në vend, përderisa Polonia tani ka një qeveri të krahut të djathtë, për të cilën BE po thotë se po e shkatërron demokracinë dhe sundimin e ligjit.

    Përfaqësues nga të dyja vendet kanë kritikuar komentet e Bill Clintonit dhe i kanë quajtur ato të padrejta. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark