Hungaria dhe Portugalia dhurojnë spektakël derisa lënë Shqipërinë jashtë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hungaria dhe Portugalia dhurojnë spektakël derisa lënë Shqipërinë jashtë

    Insajderi
    22 June 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kampionati Evropian pas barazimit 3-3 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

    Hungarezët zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme përballë portugezëve, duke i mbajtur me shpresa të gjithë shqiptarët, por në fund nuk arritën të fitonin.

    Hungaria ka hapur ndeshjen duke kaluar e para në epërsi. Ishte një super gol i Zoltan Gera në minutën e 19-të. Për hungarezët dy golat e tjerë i shënoi kapiteni Balazs Dzsudzsak.

    Ndërsa për Portugalinë,gol në pjesën e parë shënoi Nani, ndërsa Ronaldo u përkujdes që dy herë radhazi të realizonte dhe të barazonte rezultatin.

    Deri në fund të dy skuadrat nuk rrezikuan edhe aq shumë për të mos humbur ndeshjen. Hungaria e mbyll si lider grupin me 5 pikë, ndërsa Portugalia e treta me tri pikë.  /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark