×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Hungaria jep 62 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

    Insajderi
    14 December 2016 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Péter Szijjártó, kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar. Me anë të kësaj marrëveshjeje Kosova përfiton 62 milionë euro, e cila mbulon sektorin e ujërave të zeza.

    Ministri Hoti, falënderoi ministrin e Hungarisë për vizitën që i ka bërë Prishtinës dhe për nënshkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme për vendin.

    “Marrëveshja ka kushte të volitshme dhe sjell 62 milionë euro me zero interes dhe me afat të kthimit prej 17 vjetësh dhe me grejs periudhë prej një vit e gjysmë”, ka thënë Hoti.

    Ministri hungarez Péter Szijjártó e ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar me m ministrin Hoti, duke theksuar se kjo është e rëndësishme edhe për kompanitë e Hungarisë, sidomos për ato që bëjnë menaxhimin e ujit, shkruan Ekonomia Online.

    Ai tregoi se kanë filluar kërkimet e kompanive për rigjenerimin e ujit në liqenin e Batllavës.

    “Përkrah kësaj marrëveshje ne ofrojmë një kredi tjetër për bashkëpunim në mes Kosovës dhe Hungarisë në shumën prej 85 milionë euro. Kjo pako i jep bashkëpunim të madh Kosovës dhe Hungarisë, sepse bashkëpunimi jonë bilateral është rritur rreth 20% muajve të fundit”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark