
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, është takuar sot me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Istvan Jakab, me të cilin kanë diskutuar për politikat programore në bujqësi dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.
Krasniqi ka informuar nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, për investimet që janë bërë në bujqësi përmes të cilave ai tha se kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë.
Në një komunikatën për media thuhet se Ministri Krasniqi ka kërkuar mbështetjen e Hungarisë në shkëmbimin e shumë përvojave mes shoqatave të fermerëve dhe agrobizneseve.
Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit hungarez , Istvan Jakab, ka shprehur gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në këtë sektor.
Ai tha se do të punojë në të ardhmen e afërt që të ketë nisma konkrete bashkëpunimi mes dy vendeve./Insajderi.com