Huqja me metra në Çakorr nga qeveria dhe ekspertët e pavarur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Huqja me metra në Çakorr nga qeveria dhe ekspertët e pavarur

    Insajderi
    24 February 2017 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sa herë që po matet Kosova po i ndryshon sipërfaqja. Gjithashtu edhe vlera. Vetëm brenda një viti territori është shtuar e pakësuar për mijëra hektarë në kufi me Malin e Zi.

    Gazeta Fjala, bazuar në deklaratat e deritshmen të ekspertëve, ka gjetur se llogaritë nuk u kanë dalë asnjëherë njëtë as atyre që mbrojnë se kufiri është në Çakorr, e as të tjerëve që këtë pjesë e lënë jashtë hartës.

    Në verë të vitit të kaluar të dhënat e prezantuara nga opozita tregonin se me demarkacionin me Malin e Zi Kosova humbë 8000 hektarë tokë.

    Në atë kohë, Qeveria këmbëngulte se vendi ka 10.887 kilometra katrorë dhe nuk humbej asnjë metër sipërfaqe.

    Tani, të dyja taboret i kanë ndryshuar fjalët.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, që dikurë deklaronte se Kosova po i falëtë Malit të Zi 8 mijë hektarë, të premten ka dalë me të dhëna të reja, duke zvogëluar për 1 mijë hektarë humbjet nga demarkacioni.

    “Mali i Zi që nga viti 1945 deri më 2015 ka prezantuar se kishte sipërfaqe territoriale prej 13.812 km2, kurse pas nënshkrimit të marrëveshjes rezulton të ketë më shumë në 13.882.44 km2 apo 70.44 km më shumë”, ka thënë Bulliqi.

    Nëse 70.44 km katrorë kthehen në hektarë janë plotë 7,044 hektarë, që duket se bie ndeshë me pretendimet e mëparshme të opozitës.

    Kosova u rrit sipas komisionit të ekspertëve

    Edhe më shumë ka habitur opinionin deklarata e kryetari të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, i cili ka kryesuar Komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

    Sipas tij, me matjen e fundit Kosova është rritor për 18 kilometra. Konvertuar në hektarë del se janë 1800 hektarë tokë më shumë.

    Komisioni i ekspertëve, përmes zëdhënësit Tomor Qela kanë ftuar të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të shkojnë në sallën e Qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim. Ai shtoi se Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës.

    Qela tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

    Ndërkaq, shpejtim Bulliqi ka thënë se në rast të ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ky shtet do të ketë rritje të sipërfaqes territoriale.

    Bulliqi ka theksuar se pjesë e hulumtimit të tyre kanë qenë një grup i profesorëve të fushave të ndryshme, që gjatë këtyre dy viteve sipas tij kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, që ta nxjerrin të vërtetën rreth demarkimit me Malin e Zi.

    Ai ka theksuar se ky hulumtim nuk ka asgjë personale me qarqet politike dhe se qëllimi i vetëm është që të tregojnë të vërtetën se demarkimi me Malin e Zi është bërë gabim.

    “Hulumtimi është bërë i bazuar në fakte zyrtare, shtetërore. Në këtë hulumtim janë përdorur 861 harta publike zyrtare të Malit të Zi, përgjatë tërë vijës kufitare të Malit të Zi”, ka thënë Bulliqi.

    Ai ka bërë të ditur po ashtu se edhe demarkimi i vijës kufitare me Serbinë në të ardhmen do të sjellë probleme

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark