Kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve, prindërit shqiptarë kanë një tendencë të veçantë për të zgjedhur emra që shpesh herë janë të pazakontë, ndonjëherë të çuditshëm, por gjithmonë të paharrueshëm.
Nga emra të thjeshtë deri tek ata që mund të shkaktojnë habi, ka një larmi të gjerë zgjedhjesh që reflektojnë shijet dhe ndikimet e ndryshme kulturore e politike.
Në mesin e emrave më të pazakontë, janë ato që mund të tingëllojnë të habitshme për disa, si Aderim, Hut, Shpenzim, Gjel, Pula, Plumb, Dashnor, Veteran, dhe madje edhe KFOR.
Një tjetër trend interesant është ndikimi i politikës në zgjedhjen e emrave. Shumë prindër kanë zgjedhur të pagëzojnë fëmijët e tyre me emra që janë të lidhur me figura të njohura të politikës kosovare.
Një shembull i tillë është emri Albin, që është i njohur si një emër i përzgjedhur nga shumë prindër, me gjithsej 3,518 persona që e mbajnë këtë emër në Kosovë, përfshirë edhe një vajzë.
Emri është i lidhur ngushtë me kryeministrin Albin Kurti, dhe ka fituar popullaritet në vitet e fundit.
Po ashtu, emri Vjosa, që lidhet me presidenten Vjosa Osmani, është gjithashtu një emër që ka fituar shumë popullaritet, me 1,268 femra në Kosovë që mbajnë këtë emër.