Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet me raketë të lëshuar nga Jemeni në Tel Aviv të Izraelit.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, Huthët kanë nisur disa sulme kundër Izraelit, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.
“Pasi u dëgjuan sirenat, u zbulua një raketë e lëshuar nga Jemeni dhe u bënë përpjekje për ta kapur atë, por pa sukses”, tha ushtria izraelite në jë postim në platformën Telegram.
Pak ditë më parë Izraeli bombardoi portet e Huthit dhe infrastrukturën energjetike në Jemen, më shumë se 1500 kilometra në jug të territorit izraelit, duke vrarë nëntë njerëz, sipas rebelëve.