×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami i kërkon përballje kokë me kokë ministrit Murati

    Insajderi
    25 September 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar përballje në një debat publik Hekuran Muratit.

    Bajrami, vlerëson se ministri Murati po manipulon me shifra.

    “Manipulimi i fundit i kontabilistit, në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janë
    rritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Tregoni se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK”, tha ajo.

    Deputetja i tha Muratit që është e gatshme për debat në çdo kohë.

    “E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.
    Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati” shkruan Hykmete Bajrami në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark