Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar sërish Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, i ka quajtur manipulanta.
“Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017. Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt. Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti”, ka shkruar ajo teksa ka sqaruar se projektin në fjalë sa ka qenë ministre e ka ndaluar fazën e dytë të këtij projekti (platforme online).
Bajrami atëkohë sa ishte ministre e Arsimit, deklaronte se viteve të kaluara ishin investuar 5 milionë euro në një platformë për mësim online, por se ajo nuk ishte funksionale.