“Hykmete, kërko falje”, “Përgjigju në deklaratën e Gresa Cakës”, përplasën Haxhiu e Bajrami - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hykmete, kërko falje”, “Përgjigju në deklaratën e Gresa Cakës”, përplasën Haxhiu e Bajrami

    Insajderi
    14 March 2025 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dedikuar një shkrim në profilin e saj në Facebook, Hykmete Bajramit. Haxhiu e bëri këtë reagim pas një postimi të deputetes së LDK’së, rreth Ligjit për Qeverinë ku thuhet se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit,

    Haxhiu në postimin e saj drejtuar Bajramit, i ka thënë kësaj të fundit që të moj ngatërroj gjërat.

    Ajo ka thënë edhe se shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme.

    ‘‘Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht. Shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme. Nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve, jo certifikimi’’, ka shkruar ajo.

    I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes se LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila i ka replikuar asaj.

    “Albulenë ty të marrë seriozisht veç kur të përgjigjësh në këtë vidoe, përndryshe komentet tua pa ditë çka kam shkru, duke lexu vetëm tituj nuk i marr seriozisht”, shkroi ajo.

    Bajrami ka bashkangjitur një video të ish-kryetares se Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka e cila fliste aty për arsyet e rrëzimit të ligjit që rregullon çmimet në treg.

    “Ligji që rregullon çmimet në treg është rrezuar për shkak se ia ka lënë kontrollin kryeministrit e ministrit, e jo ndonjë organi te pavarur. Aryseja e dytë: Është krijuar ligj i ri pa u shfuqizuar ligji aktual për tregti të brendshme. Kjo krijon pasiguri juridike”, deklaronte ajo.

    Në anën tjetër edhe Haxhiu nuk e la pa ia kthyer komentin Bajramit, ndonëse i iku pyetjes: Pasi të kesh kërkuar falje për huqjen do të mund të përgjigjem.

    Ndryshe, sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që drejton kreu i LVV-së, Albin Kurti, e të cilët kanë arritur të fitojnë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark