Ka hyrë në ditën e nëntë protesta e opozitës shqiptare në çadrën përballë Kryeministrisë në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk do të tërhiqet deri në realizimin e objektivit për krijimin e një qeverie teknike që do mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor, shkruan Ora News.
Tashmë retorika politike është ashpërsuar. Policia ka kallëzuar në Prokurori zotin Basha për akuzën thirrje publike të dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mbetet për tu parë në vijim ecuria e protestës, ndërsa mbrëmë në çadër u regjistrua incidenti i parë, ku kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u qëllua me grusht nga një person.