×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    HyperNormalisation: Realiteti nuk është i rëndësishëm

    Insajderi
    19 October 2016 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “HyperNormalisation” është dokumentari më i ri nga regjisori  dhe gazetari i njohur Adam Curtis, në të cilin ai shqyrton perceptimet tona gjithnjë të rreme për botën, dhe sesi na ofrohet një version i thjeshtuar i saj bashkë me agjendat e ndryshme sociale, politike dhe kulturore, të cilat na bëjnë të shohim botën si të pa shpresë.

    Mbi të gjitha na bënë të jemi konfuz gjatë gjithë kohës për atë se çfarë po ndodhë.

    Në një moment Curtis thotë se “realiteti më nuk i rëndësishëm, ai përdoret vetëm për të manipuluar njerëzit me qëllim që ata të jenë tërë kohën konfuz dhe të paqartë mbi atë se cila është e vërteta e cila jo”.

    “Programe që respektojnë inteligjencën e shikuesit janë të rralla në Britani të Madhe këto ditë, sidomos kur është fjala për dokumentarë, por Curtis ishte në gjendje të japë për audiencën një film i cili është tërësisht pa kompromis dhe që zgjatë dy orë e 46 minuta”, shkruan e përditshmja britanike TheIndependent .

    Edhe pse teknologjia dhe ndryshimet në mënyrat e të komunikuarit trajtohen në këtë dokumentar, politika zë pjesën kryesore.

    Gjithçka fillon nga qyteti amerikan New York, dhe ai sirian Damask, gjatë vitit 1975, duke vazhduar më ish-presidentin amerikan Ronald Regan, pushtetmbajtësit sirian Asadin e vjetër dhe atë të ri, mjeshtrin e “kukullave të teatrit” Gadafin dhe me rritjen mashtruese të kandidatit për president të Amerikës Donald Trump.

    Tutje në këtë dokumentar trajtohen zhvillimet e fundit në botë, siç është dalja e Britanisë nga BE-ja, lufta në Siri, kriza e pafund e emigrantëve si dhe sulmet vetëvrasëse me bomba.

    “Atë që Asadi i vjetër e kishte përdorur si armë për të larguar Amerikën nga Lindja e Mesme tash është kthyer në armë që e ka shkatërruar Sirinë”, thuhet në dokumentar duke iu referuar sulmeve vetëvrasëse.

    Dokumentari qet në pah edhe lojën e Amerikës dhe perëndimit me liderin e Libisë, Gadaf, të cilin herë e kanë krijuar si “armik të frikshëm” e herë si “mik të afërt” vetëm për interesat e tyre.

    Kjo pika ka ngjallur dhe pritet të ngjallë edhe më shumë debat në perëndim dhe lindje.

    “Ky dokumentar shpjegon jo vetëm pse këto ngjarje kaotike po ndodhin, por pse ne dhe politikanët tanë, nuk mund të kuptojnë ata.”, thotë Adam Curtis.

    Pothuajse të gjitha ngjarjet politike që  Curtis ka trajtuar në këtë dokumentar janë të njohura, por ai ato i sjellë në një kontekst të ri dhe në një mënyrë tërheqëse.

    Fillimisht një perspektivë e frikshme gati tri orë, fundin e të cilit ju nuk do ta dëshironit, në mënyrë që të zgjaste edhe më shumë, ndoshta edhe të ndahet në episode.

    “Ju keni qenë aq shumë pjesë e një sistemit, sa që ju nuk ishit në gjendje për të parë përtej tij”, por  Curtis është për t’u përshëndetur, i cili ka krijuar një dokumentar, i cili ju befason me tregimet e botës, ndërsa ata që janë në pushtet janë duke u përpjekur për të parandaluar atë.

    “HyperNormalisation” u shfaqë për herë të parë  në iPlayer të BBC-së të dielën e kaluar. /Insadjeri.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark