"Hyre si psikopat e dole si psikopat i fëlliqur" – Çun Lajçi i reagon ashpër Jozit pasi e goditi Gjestin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Hyre si psikopat e dole si psikopat i fëlliqur” – Çun Lajçi i reagon ashpër Jozit pasi e goditi Gjestin

    Insajderi
    14 April 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të ndodhur në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku banori Jozef Marku goditi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur ndryshe si Gjesti, shkruan Insajderi.

    Lajçi, i cili prej kohësh ka treguar mbështetje publike për Gjestin, e ka cilësuar veprimin e Jozit si të papranueshëm dhe të turpshëm, duke e quajtur atë “psikopat që këndon në dasmat tona”.

    Në një postim të gjatë dhe emocional, ai ka reaguar ndaj Jozef Markut duke thënë:
    “Ti paske qenë burrë legen… fjalë e pistë që e vjelli goja jote, qysh atë ditë kur një djalosh e quajte ‘kopil shkine’,” ka shkroi ai, duke iu referuar një momenti të mëhershëm brenda shtëpisë së BBVA.

    “Çfarë veriori je ti, more Jozef Marku? Çfarë malsori je ti, kur gjithë fuqinë tënde e zbrazë në fytyrën e një fëmiu që kurrë s’të shau, kurrë s’të ofendoi… Trimërinë e tregove ndaj një fëmije duke shfaqur fytyrën tënde prej krimineli!”, ka vazhduar ai.

    Ti hyre si psikopat e psikopat i fëlliqur dole, duke “vrarë” një djalosh që të mundi me lojën e vet rinore“.

    “Besart Kelmendi, tani po të them me zemër: jam me ty dhe për ty! Ti je fituesi i kësaj loje, nëse ka nder në zemrat e shqiptarëve e vërtetësi në BBVIP 3!”, ka thënë aktori.

    Theksojmë se një pjesë e konsiderueshme e figurave publike – artistë, këngëtarë, madje edhe politikanë – i dolën në krah Gjestit, duke e konsideruar reagimin e tij të matur dhe të dinjitetshëm, përballë një akti të pajustifikueshëm dhune.

    Askush nuk e arsyetoi dhunën. Përkundrazi, kjo ngjarje u bë pikë kthese për të ngritur zërin kundër normalizimit të dhunës në ekran, sidomos kur kryhet nga persona me të kaluar problematike./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark