“Hyrja në luftë do të vulosë fatin e Libanit”, Benjamin Netanyahu paralajmëron Hezbollahun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Hyrja në luftë do të vulosë fatin e Libanit”, Benjamin Netanyahu paralajmëron Hezbollahun

    Insajderi
    12 November 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar ashpër Hezbollahun , pasi ministri i Mbrojtjes bëri të njëjtën gjë më herët mbrëmë.

    “Mos bëni gabim duke shkuar në luftë. Ky do të ishte gabimi i jetës suaj… Hyrja juaj në luftë do të vulosë fatin e Libanit”, tha Netanyahu, shkruan Al Jazeera.

    Udhëheqësi i Hezbollahut, Nasrallah deklaroi më herët se grupi i armatosur përdori lloje të reja armësh dhe goditi objektiva të reja në Izrael.

    Ai u zotua se fronti kundër izraelitëve do të “mbetej aktiv”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark