Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar një fotografi të çuditshme me kryeministrin Albin Kurti.
Durmishi fotografinë e ka shpërndarë në ‘Facebook’, teksa shihet Kurti duke i folur në vesh.
Zëvendësministri në këtë rast i ngjan ndonjë agjenti sekret, teksa mesazhi i fotos nuk dihet meqë s’i ka vënë ndonjë mbishkrim.
Fotografia besohet të jetë realizuar në aktivitetin që akterë qeveritarë dhe zyrtarë të partisë së VV’së po e mbajnë në Prizren, për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit. /Insajderi.org/