Ish-deputeti i LDK-së, Skender Hyseni, ka vazhduar me kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani.
Hyseni thotë se është i habitur me të bëmat e fundit të binomit Kurti-Osmani, të cilët sipas tij po e konfrontojnë Kosovën me gjithë botën.
Hyseni ka thënë se pasojat tashmë janë të papranueshme dhe tani “Lufta” bëhet për të menaxhuar dëmet.
Postimi i plotë:
Këto ditë, po shof shumë të habitur me të bëmat e binomit Kurti-Osmani. Kishte nga opozita që më akuzonin për “ndotje të diskursit politik”, kur, para gadi një viti, paralajmeroja se këta, Kurti dhe Osmani po e konfrontonin Kosovën me gjithë botën. Ja ku jemi sot. Besa këtu jemi edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze, dhe kalkulante!
Pasojat janë të pareparueshme tashmë. “Lufta” tani bëhet për të menagjuar dëmet.
Sidoqoftë, përshëndes këndelljen e LDK-së! Nëse kjo është e sinqert?!
Lumir, më mirë vonë se kurrë!!!
S.H.