Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka pritur sot në një takim ambasadorët e Belgjikës Austrisë, Holandës dhe Suedisë me të cilët ka diskutuar lidhur me menaxhimin e migrimit.
Ministri Hyseni tha se trendet e migrimit të kosovarëve drejt BE-së kanë rënë komplet dhe se institucionet e Kosovës janë duke punuar në parandalimin e migrimit të parregullt të kosovarëve në BE, njofton Ministria e Punëve të brendshme përmes një komunikate për media.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre shteteve e inkurajuan institucionet e Kosovës që të vazhdojnë në parandalimin e migrimit të parregullt të kosovarëve drejt BE-së.