
Ministri i Punëve te Brendshme, Skënder Hyseni, nuk ka mundur të përcaktojë kohën e saktë se kur kosovarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por ka shprehur optimizëm që ky proces do të marrë dritën e gjelbër edhe nga Parlamenti Evropian.
“Unë jam optimist që parlamenti evropian shumë shpejt do ta aprovoj rekomandimin e komisionit evropian e cila pritet të bëhet 10 deri në 12 javë, dhe shpresojmë që qytetarët të lëvizin lirshëm nga mesi i verës ose pak me vonë”, ka thënë ministri Hyseni.
PE pritet të votojë pro se kundër rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën me 23 qershor dhe sipas Hysenit ky organ i BE-së do të votojë pro këtij rekomandimi.
Për marrjen e këtij rekomandimi, ministri Hyseni ka falënderuar kolegët e tij në ministri, për siç ka thënë “plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesit e kritereve ku sipas tij 74 për qind të këtyre kritereve janë plotësuar nga MPB”./Insajderi.com