
Kandidati për Kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni është pritur sonte në familjen e madhe Lepaja, në Lepajë.
Hyseni ka shkruar:
Me një mobilizim të jashtëzakonshëm e në atmosferë fitoreje u pritëm sot në familjen e madhe Lepaja, në Lepajë.
Ky entuziazëm e mobilizim, ky vullnet e ky përkushtim i qytetarëve tanë gjjithandej Llapit e Gollakut, në çdo shtëpi, në çdo lagje e në secilin fshat është porosi e qartë se koha e atyre që kanë mashtruar po përfundon.
Qytetarët e Podujevës nuk e meritojnë e nuk durojnë mashtrimin, arrogancën e nënçmimin.
Prandaj, me një mbështetje të tillë jemi më të sigurt se kurrë se arroganca e injorimi, mashtrimi e diskriminimi do të marrin fund më 12 tetor!