Hyseni në Amerikë kërkon përkrahje për anëtarësim në INTERPOL - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni në Amerikë kërkon përkrahje për anëtarësim në INTERPOL

    Insajderi
    17 May 2016 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai në Nju Jork pritet të zhvillojë një varg takimesh të ndara me përfaqësues të përhershëm të disa shteteve në OKB-së.

    Në fokus të bisedave dhe takimeve që tashmë kanë filluar është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

    Siç njofton Ministria e Brendshme, kësaj radhe ministri Hyseni kryesisht është përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

    Për këtë qëllim, ai sot ka takuar dhe ka biseduar në takime të veçanta me Përfaqësuesen e Përhershme të Belgjikës në OKB, ambasadoren Bendiktë Frankinet dhe me ambasadorin e Francës Alexis Lamek, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie.

    Edhe Belgjika dhe Franca janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, organ I cili pritet të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim së shpejti. Franca aktualisht e mban presidencën e Komitetit Ekzekutiv. Ministri Hyseni e falënderoi në veçanti ambasadorin francez për përkrahjen e fuqishme që i dha anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni ka elaboruar në hollësi pse Kosova do të duhej të bëhej anëtare e kësaj organizate, duke theksuar se nga ky anëtarësim përfiton edhe Kosova edhe INTERPOL-i.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark