
Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, ka mabjtur tubim zgjedhor sonte në Bajçinë.
Sipas Hysenit, fundi politik i atyre që kanë mashtruar, që kanë keqpërdorur e që kanë diskriminuar qytetarët tanë, po vjen me 12 tetorin, falë vullnetit, vendosmërisë dhe përkushtimit qytetar.
Hyseni ka shkruar:
Bajçinë, faleminderit për nderin, për besimin, për pritjen e mobilizimin!
Përveç përkrahjes e mobilizimit, aty gjetëm vendosmërinë e përkushtimin e banorëve që më 12 tetor ta bëjmë ndryshimin.
Njerëzit punëtorë e të vyeshëm, besnik e të sinqertë meritojnë të trajtohen të dinjitetshëm, ashtu siç duhet të trajtohen edhe kërkesat e tyre.
Fundi politik i atyre që kanë mashtruar, që kanë keqpërdorur e që kanë diskriminuar qytetarët tanë, po vjen me 12 tetorin, falë vullnetit, vendosmërisë dhe përkushtimit qytetar.
Secilit prej jush u jam mirënjohës e falënderues për çdo fjalë e çdo veprim, mbi të gjitha për këtë besim!