Hyseni nga Letanci u drejtohet qytetarëve: Me ju e bëjmë ndryshimin, me ju e bëjmë zhvillimin! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hyseni nga Letanci u drejtohet qytetarëve: Me ju e bëjmë ndryshimin, me ju e bëjmë zhvillimin!

    Insajderi
    01 October 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni është pritur sonte në familjen e madhe Blakçori, në Letanc.

    Hyseni ka bërë të ditur se kanë diskutuam për programin qeverisës të LDK-së, në kuadër të të cilit trajtohen shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë, të cilat, sipas tij janë injoruar nga pushteti në ikje.

    “12 tetori është dita e ndryshimit të madh, i cili tashmë po ndjehet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat, gjithandej Podujevës. Me ju e bëjmë ndryshimin, me ju e bëjmë zhvillimin!”, ka shkruar Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark