
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se Hoti është njeriu më jorelevant dhe se akuzat që Kosova nuk i zbaton marrëveshjet vijnë vetëm nga Serbia.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, duke shkruar se Hoti është ‘‘mbase nga më të mirët’’ që ka pasur Kosova.
Hyseni ka theksuar edhe se ka qenë Hoti ai që e ka nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit.
Hyseni ka komentuar edhe deklaratën e Osmanit e cila tha se ajo s’i ka interpretuar komentet e presidentit amerikan Donald Trump, por është shprehur si ka kuptuar ato.
Për këtë ish-ministri ka thënë se s’përjashtohet mundësia që Osmani e ka kuptuar krejtësisht gabim.
Postimi:
Nuk ka mundësi te jet “jorelevant” një Kryeministër, mbase nga më të mirët që kishte Kosova. Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshjen të cilën ju po mburreni se e paskëshit “zbatuar”.
Cfarë arrogance!
“Kam treguar si e kam kuptuar unë… (vazhdon ajo dhe shton), ishte në drejtim të vlerësimit pozitiv ndaj tij.”
Lexo: … në drejtim të vardisjes ndaj tij!
Mundësia që ta keni kuptuar krejtësisht gabim, nuk ka si të përjashtohet!